”Më falni, sa vjeç jeni?”, ndoshta duhet të ishit menduar para se ta bënit këtë pyetje, e cila në rregullat e kodit të mirësjelljes bën pjesë në listën e pyetjeve të ndaluara që nuk u duhen bërë femrave.

 

Në të vërtetë, nuk keni nevojë ta bëni pasi shpeshherë prerja, stilimi e ngjyra e flokëve mund të tregojnë shumë rreth moshës suaj, më saktë t’ju rrisin në moshë. Cilat janë gabimet që duhet të shmangni për t’u dukur më e re:

 

Me siguri shumë prej jush kanë gjetur veten në foton e mësipërme, sidomos nëse sillni ndërmend herën e fundit që morët pjesë në një dasmë dhe koka juaj dukej si një pemë Krishtlindjesh. Krehjet voluminoze apo stilimet paksa të ngarkuara rrezikojnë t’ju rrisin në moshë, prandaj hiqni dorë sa jeni në kohë dhe zgjidhni modelet më të thjeshta dhe natyrale.

 

 

Kur bëhet fjalë për balluket, parukierja juaj duhet të tregohet shumë e kujdesshme sepse një gabim mund t’ju shtojë disa vite mbi shpatulla, vite për të cilat nuk keni fare nevojë. Zëvendësojini balluket e ndara në mes me një prerje më të plotë, të cilën mund ta mbani pas veshit ose jo.

 

 

E mbani mend herën e fundit kur keni ndryshuar ngjyrën e flokëve? Ndoshta jo, pasi ka kaluar aq shumë kohë sa ju duket sikur keni lindur me një të tillë. Duke qenë se jemi para festive është nevoja të eksperimentoni me nuancat dhe hijëzimet, një mënyrë e mirë për të rifreskuar look-un apo jo?

 

 

Një gjë është e sigurtë, Jennifer Lopez duhet të jetë penduar shumë për modelin e zgjedhur në foton e parë, ndoshta edhe ju gjithmonë nëse e keni një të tillë. Flokët voluminozë kanë tendencën të thithin vëmendje krahasuar me pjesët e tjera të fytyrës, duke e bërë fytyrën të duket shumë e madhe, jo vetëm si madhësi, por edhe në moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *