Bobo, si do ia bëj me gjithë ata të ftuar! Çfarë duhet të gatuaj, ta nis që tani bakllavanë apo më vonë? Mish apo peshk, verë e kuqe apo raki?

 

Jemi ende në javën e dytë të dhjetorit, por presionii festave ka filluar të zërë vend në jetën e shumë prej jush. Nëse për disa është thjesht një festë konsumiste, të tjerë e përjetojnë me shumë kërshëri dhe gjithëpërfshirje dhe përfundojnë duke u stresuar më shumë seç duhet. Ja cilat janë këshillat për të patur festa të paqta dhe për tk qëndruar larg stresit:

 

Thoni Jo!
Të mësoni të thoni jo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të zvogëluar nivelin tuaj të stresit. Me presionin që vjen nga të gjitha këndet është e rëndësishme të mbani mend se ju nuk jeni të detyruar të thoni po për çdo gjë.

 
Qëndroni pozitiv
Në kohën e festave mund të keni kaq shumë për të bërë dhe kaq shumë gjëra për të organizuar dhe përfundoni duke u ndierë të lodhur dhe të rraskapitur. Kjo mund ta bëjë të vështirë shikimin në anën pozitive të gjërave. Gjithmonë ka diçka për të qenë mirënjohës, sado e vogël, kështu që përpiquni të kërkoni pozitiven.

 
Pranoni atë që nuk mund të ndryshoni
Ka disa gjëra që thjesht nuk mund t’i ndryshoni. Për shembull, sjellja e njerëzve të tjerë është e vështirë për t’u kontrolluar dhe kështu, ku mundeni, kur lindin irritime, përpiquni t’i lejoni të shkojnë. Mundohuni të identifikoni se çfarë mund dhe nuk mund të ndryshoni.
Ndani përgjegjësinë midis anëtarëve të familjes
Një nga shkaqet kryesore të stresit është ndjenja që ju nuk mund të kontrolloni situatën.Mundohuni të planifikoni angazhimet tuaja dhe kohën në mënyrë që të keni shumë përparësi dhe mund të delegoni përgjegjësitë nëse keni nevojë.

 
Planifikoni oraret
Sigurohuni që e gjithë familja të dijë kohën e përafërt të asaj që po ndodh gjatë gjithë ditës, kështu që nuk ka argumente në mëngjes nëse njerëzit duan të bëjnë gjëra të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *