E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

4 kandidatët e fundit për SPAK, intervistohen prokurorët dosjes 339

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi intervistat me 4 kandidatët e fundit për në SPAK, strukuren e posacshme kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar që pritet të ngrihet së shpejti.

Para KLP-së këtë të premte u paraqitën prokurorët që po hetojnë dosjen 339,  Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Ata i janë përgjigjur pyetjeve edhe të përfaqësuesve të misioneve të huaja që asistojnë sistemin e drejtësisë.

Një tjetër prokuror që kandidon për SPAK është edhe Ndini Tavani, i cili firmosi arrestimin e ish ministrit të punës Spiro Ksera.

Në Keshillin e Larte te Prokurorise u paraqit edhe prokurori Maksim Sota ndërsa nga 22 kandidatë vetëm 15 prej tyre do të përzgjidhen në strukturën që do të hetojë korrupsionin ne nivele të larta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë