Kronikë
4 gjirokastritë marrin armët dhe rrëmbejnë 34-vjeçarin

Katër gjirokastritë rrëmbyen për disa orë një 34-vjeçar këtë të enjte.
Tre prej autorëve u prangosën nga policia, pas informacioneve të marra, ndërsa i katërti u procedua në gjendje të lirë sepse është i mitur, 14 vjeç.
Reklamë
Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armës, kanë rrëmbyer dhe kanë dhunuar shtetasin me iniciale J. Gj. për disa orë.
Efektivët, në banesën e njërit prej autorëve që kontrolluan, gjetën një automatik, 35 doza me kanabis dhe thikë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




