Ndërsa vetëm 4 ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video, përmes së cilës tregon mënyrën se si do të funksionojë protokolli në rast problemesh shëndetësore.

Prindërit do të plotësojnë me përgjegjshmëri një formular vetëdeklarimi ditor ku do të trgojnë gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.

Në rast problemesh, ata duhet të lajmërojnë menjëherë strukturat mjekësore. Po ashtu, protokoll të njëjtë do të duhet të ndjekin edhe mësuesit, personeli dhe drejtuesit e shkollës.

“Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan Shahini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *