Subscribe

Nxënësit që hasën probleme me mësimin online gjatë pandemisë, kanë mundësi duke nisur nga sot të plotësojnë boshllqëet.

Më shumë se 4.500 nxënës u rikthyen në banka këtë të hënë. Mësimet plotësuese për ta do të vazhdojnë deri në mesin e muajit shtator, atëherë kur do të nisë sezoni i ri shkollor.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha në “Facebook” se masat kundër koronavirusit po zbatohen.

“Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore. Shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *