E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

39-vjeçari tenton të përplasë me makinë 36-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij

Policia e Tiranës ka parandaluar mesditën e së dielës vrasjen e një çifti në zonën e Yzberishtit.

 

Pas një përplasjeje fizike mes dy personave. Autori ka hipur në makinën e personit me të cilin është konfliktuar duke tentuar të vrasë atë dhe bashkëshorten e tij.

 

Reklamë

Fatmirësisht ngjarja është parandaluar nga një efektiv i forcave “Shqiponja” që ndodhej rastësisht aty.

 

Efektivi ka ndërhyrë duke nxjerrë armën dhe neutralizoi 39-vjeçarin i identifikuar si Taulant Mekollari. Ky i fundit është arrestuar më pas nga policia.

 

Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje dhe shkatërrim të pronës. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe personi tjetër që u përshi në konflikt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë