E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

39 milionë amerikanë dalin të papunë/ Trump: Hapim vendin edhe nëse ka valë të dytë virusi

Pas më shumë se dy muajsh izolimi nga pandemia e koronavirusit, SHBA kanë marrë godijten më të rëndë ekonomike që nga deprësioni i madh i vitit 1930.

39 milionë amerikanë tashmë janë të papunë ndërsa në të 50 shtetet ka filluar pjesërisht rihapja. Presidenti Donald Trump përsëriti sulmet ndaj Kinës dhe shtoi presionin mbi shtetet që të rihapin bizneset.

Reklamë

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Izolimi i përkohshëm nuk është një strategji e sigurt për një vend të shëndetshëm. Ne bëmë gjënë e duhur por tani duhet të rihapemi. Që të mbrojmë  njerëzit tanë duhet të kemi një ekonomi të fuqishme. Amerika do të kthehet në punë në mënyrë të sigurt. Do ti kalojmë të gjitha pritshmëritë.”

Kreu i shtëpisë së bardhë u zotua se vendi nuk do të mbyllet edhe nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë. Në14 milionë testime të kryera, 1.7  milionë njerëz rezultojnë të infektuar, ndërsa numërohen rreth 97 mijë viktima.

Ekspertët amerikanë të shëndetit mendor nënvizojnë se pacientët e shtruar në spital ka të ngjarë të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe çrregullimi i stresit post-traumatik muaj ose vite pasi të shërohen nga koronavirusi i ri.

Sipas tyre, rreziqet mund të jenë më të larta edhe për publikun e gjerë në kushtet e izolimit, distancimit social, humbjen e vendeve të punës apo paqëndrueshmëri financiare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë