E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

39 emigrantët e vdekur, policia merr në pyetje shoferin e kamionit

Policia po vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit ku u gjetën të vdekur 39 emigrantë

 

Mo Robinson, 25 vjeç, nga Portadoën, Qarku Armagh, u arrestua me dyshimin e vrasjes të Mërkurën nga Policia e Essex.

 

Reklamë

Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punonte për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol në transportimin e emigrantëve nga Bullgaria”.

 

Kamioni mbërriti në Britani nga Belgjika. Ai ishte nisur nga Bullgaria. Trupat e emigrantëve të pajetë që u gjetën në kamion sipas policisë, nuk janë vetëm nga Bullgaria ndërsa po vijon hetimi për identifikimin e tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë