E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

38 martirët e Kishës Katolike

Me 5 nëntor të këtij viti pritet të kremtohet lumturimi dhe lartësimi i 38 martirëve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Lajmin e ka bere të ditur vete imzot Angelo Massafra, kreu i konferencës ipeshkvore të Shqipërisë. Ceremonia do të zhvillohet në sheshin e katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër dhe do të udhëhiqet nga kardinali për çështjen e shenjtërve, eminenca e tij Angelo Amato. Në muajin prill, papa Françesku shpalli dekretin e martirizimit për 38 klerikët shqiptare të vrarë nga regjimi komunist në periudhën e viteve 1945-1974 . Firmosja e dekretit është akti i fundit pas itinerarit të gjatë të procesit Dioqezan, rezultati i të cilit është miratuar nga Komisioni i Teologëve dhe nga ai i Kardinalëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë