38 HEC-e të vogla të prodhimit të energjisë elektrike kanë nisur prodhimin gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Enti rregullator i Energjisë mësohet se numri i HEC-ve private arriti në 138 nga 100 të tilla që ishin më 2015.

Bashkë me shtimin e numrit të HEC-ve të vogla është rritur edhe prodhimi i energjisë nga këto objekte.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, shkruan monitor, prodhimi vendas shënoi vitin e kaluar 7,136,351MW/h, nga të cilat 5,091,616 MW/h u prodhuan nga HEC në pronësi të KESH dhe 2,044,735 MW/h u prodhuan nga HEC private dhe ato me koncesion.

Nga kjo sasi, HEC-i i ri i Banjës në lumin Devoll që u vu në punë për herë të parë më 2016 prodhoi 69,848 MW/h.

Pavarësisht kostove që kanë dhënë në ambient dhe ndikimin ne habitatet e zonave ku janë, HEC-et private e kanë rritur dukshëm prodhimin e energjisë në vend, duke u bërë kështu pritë për daljen e parave jashtë vendit për blerjen e energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *