Bota
378 viktima sot në Spanjë/ Ulet numri i të prekurve me COVID-19

Në Spanjë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit 378 persona. Në total shënohen 22.902 vdekje.
Një ditë më parë, bilanci ditori u ul në 367 viktima, duke regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve që prej një muaji.
Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë një ulje të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 2944 të infektuar, duke e çuar gjithsej numrin e të prekurve në 223,759. Ndërkohë, 95,708 pacientë kanë fituar betejën me virusin.




