37 persona janë arrestuar apo proceduar gjatë 24 orëve të fundit kryesisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë etj të dyshuar si të përfshirë në drogë, armë, por edhe vepra të tjera penale.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se janë sekuestruar 1.1 kg kokainë në Durrës, sasi të tjera droge në Sarandë dhe Lezhë si dhe shuma parash të përfituara nga krimi.

Janë zbardhur gjithashtu disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona në kërkim, në Elbasan dhe në Shkodër.

Ndërkohë policia e Durrësit ka arrestuar edhe dy vëllezër Ndriçim dhe Indrit Balla, ky i fundit i njohur edhe me mbiemrin Dauti.

Këta të fundit janë kapur nga blutë, pasi shisnin drogë pranë shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Gjatë aksionit policia arriti që të sekuestrojë mbi 1 kg kokainë, 2 peshore elektronike si dhe doza të ndara në qese të vogla.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse në këtë veprimtari kriminale ka edhe persona të tjerë të përfshirë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *