E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

37 mijë të vdekur në SHBA, tjetër ditë tragjike në Francë e Belgjikë

2 milionë e 232 mijë është numri I personave të prekur nga koronavirusi në mbarë botën gjatë këtyre muajve.

Të dhënat e fundit tregojne se afro 154 mijë njerez kanë humbur jetën ndërsa 569 mijë deri tani janë shëruar.

Reklamë

SHBA është vendi me I goditur, jo vetëm sepse ka afro 700 mijë të prekur por edhe tek numri I viktimave.

2300 persona kanë humbur jetën këtë të premte duke e cuar totalin tashmë në 37 mijë.

Në Francë këtë të premte kanë humbur jetën 761 persona dhe totali tani I viktimave është 18 mijë e 681.

Në Gjermani në 24 orët e fundit ka pasur 151 viktima dhe mbi 4100 në total ndërsa Belgjika ka regjistruar një tjetër ditë të rëndë me mbi 300 të vdekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë