Një 36-vjeçare nga Elbasani e cila kishte kthyer shtëpinë në fole prostitucioni dhe për përdorim droge është arrestuar.

Në kuadër të operacionit “Illegal” u vu në pranga shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”.

Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi  një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *