E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

36-vjeçari i shpallur në kërkim gjendet i pajetë në përroin e fshatit në Mat/ Dyshimet e para

Një 36-vjecar gjendet pajetë në një përrua ne fshatin German  mbasditen e kësaj të mërkure.

 

Reklamë

Ai ishte shpallurë në kërkim ditën e martë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

 

Ndërkohë policia raporton se i riu kishte shfaqur kohët e fundit dhe probleme të shëndetit mendor.

 

Mat/ gjendet i pajetë 36 vjeçari

 

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German,  shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte  larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë