Ka përfunduar me një bilanc tragjik, 36 të vdekur, sulmi në një kazino brenda një resorti në kryeqytetin e Filipineve, Manila. Një person ka qëlluar me armë ne ajër, u ka vënë zjarrin tryezave të lojërave në kazino dhe më pas ka djegur veten.

 

Trupat e pajetë u zbuluan pas ndërhyrjes së policisë dhe rezultoi se ata kishin gjetur vdekjen nga asfiksia për shkak të tymit.

 

Fillimisht u mendua se ngjarja ishte një sulm terrorist, pasi Shteti Islamik e mori përsipër, por sipas policisë bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.

 

Kamerat e sigurisë treguan se agresori ka vepruar i vetëm. Ai ka hyrë në kazino gjatë natës dhe ka shkaktuar panik, pasi ka shtënë disa herë në ajër. Pasi ka vjedhur disa fisha u ka vënë zjarrin tryezave dhe më pas edhe vetes. Si pasojë e sulmit janë lënduar rreth 50 persona, që u dërguan në spital.

 

Autoritetet filipinase dyshojnë se autori i ngjarjes mund të ketë qenë person me probleme mendore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *