Subscribe

Rreth 3500 maturante mbetës kane edhe nje shans per te hyre ne universitetet. Provimet e vjeshtës do te zhvillohen  ne fund te gushtit – fillim te shtatorit, ne mënyre qe te arrijnë raundin e dyte te aplikimeve ne shkollat e larta. Drejtoresha e Qendrës se Shërbimeve Arsimore tregon se edhe korrigjimet do te kryhen brenda afateve, ne mënyre qe te rinjtë te mos e humbin mundësinë per ne universitet.

 

Por drejtues te qendrës sigurojnë se provimi do te këtë te njëjtat standarde me ate te maturës se qershorit.

 

Pas mbylljes se vjeshtës, maturantet kalues marrin diplomën e shkollës se mesme dhe aplikojnë per ne universitet.

 

Ndërsa ata qe serish nuk kalojnë do te riprovojnë ne maturën e vitit te ardhshëm. Ndërkohë ne fund te gushtit pritet te shpallet lista e pare e kandidateve fitues ne shkollat e larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *