Partia Demokratike festoi ditën e sotme 35-vjetorin e themelimit, por ajo që u vu re është përçarja mes të djathtëve, ku lidershipi i PD festoi në selinë blu, ndërsa Ervin Salianji vijoi takimet e tij në Gjirokastër.
Të ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, moderatorja Pranvera Borakaj pyeti kryetaren e PD Dega 9 se si e sheh sjelljen e Salianjit.
Eda Grimci theksoi se këto janë takime private të Salianjit, pasi nëse sheh sallën, më shumë se gjysma e atyre nuk janë anëtarë të PD.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Në momentin që ju festonit 35-vjetorin, Ervin Salianji ishte me mbështetës të tij. Si e shikoni këtë lëvizje?
Grimci: Më vjen keq për mënyrën se si ma drejtove pyetjen, “Salianji me mbështetës të tij”.
Borakaj: Me mbështetës të PD.
Grimci: Ka kërkuar Salianji mbështetje nga demokratët?
Borakaj: Ka një platformë që do të hapë PD-në.
Grimci: PD-në nuk e hap Eda Grimci, e hap anëtarësia me votë. Sot PD kishte 35-vjetorin. Sot është mandati i katërt që qeverisin socialistët. Ne kremtuam themelimin e PD-së, aty dëgjuam si sukseset e PD-së, ashtu edhe nevojshmërinë e madhe që ka PD për një riorganizim brenda shtëpisë e më pas ta çojmë te shqiptarët. PD është e vetmja shpresë për shqiptarët. Fakti që është goditur kaq shumë nga ata që s’e duan, i pari që donte të fliste këtu është kundërshtari im; e dëgjon Berishën më shumë sesa unë.
Kopliku: Kryetari i tyre e ka që në ’91-n mision për vjedhjen e PD-së.
Muharremi: Në 35-vjetor të bënit bilancin pse s’keni bërë kopshte, çerdhe, pse keni bërë vrasje.
Grimci: Zoti Salianji ishte në Gjirokastër.
Borakaj: Ju shqetëson?
Grimci: Ai po bën takime personale, po të shihni në atë sallë, më shumë se gjysma aty nuk janë anëtarë të PD.
Borakaj: Po çfarë janë?
Grimci: Qytetarë.
Borakaj: Mund të tërheqë Salianji të pakënaqurit?
Grimci: Nëse kjo është platformë e Salianjit, le të vijë ta prezantojë.





