E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Nisi si revoltë ndaj farsës elektorale, martirët nderuan votën e lirë dhe lirinë

35 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendin. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

Reklamë

Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të katër martirëve të vrarë. Kreu i PD-së vlerësoi guximin dhe sakrificën e tyre për lirinë dhe pluralizmin politik. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të kujtojnë përjetësisht sakrificën e tyre dhe të respektojnë vlerat e votës së lirë.

Berisha: Sot, në 35-vjetorin e martirizimit me 2 prill të vitit 1991 të katër bijve të shquar, qytetarëve shembullorë të këtij qyteti, ne përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të pakufishme para veprës së Arben Brocit, themelues i PD dhe anëtar kryesie i kësaj partie, themelues i pluralizmit politik në Shqipëri, student shembullor, trim dhe guximtar.

Përulemi me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut, Besnik Cekës, qytetarë shembullorë, bij shembullorë të këtij qyteti, trima, guximtarë të cilët sakrifikuan jetën për vlerat më të arrira që ne besojmë.

Të dashur miq, 35 vite më parë, vetëm dy ditë pas përfundimit të farsës elektorale, gjimnazistët e Shkodrës ndërprenë mësimin dhe u ulën mbi çantat e tyre në një formë proteste ndër më të qytetëruara, ndër më paqësoret.

Ata protestuan në dëshpërim të thellë sepse diktatori i fundit komunist në Europë, partia e tij dhe zgjedhjet pluraliste pas pothuajse gjysmë shekulli, i shndërroi në një farsë zgjedhore. Zhgënjimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe po kështu zemërimi dhe dëshpërimi.

Ndaj dhe ata dolën në një protestë, u ulën përballë pallatit të krimit, u ulën përballë selisë së partisë së krimit dhe mbi ta u shkrehën breshëri të shumta kallashnikovësh dhe mitrolozësh. Ranë në këtë shesh për të mbetur përjetë të gjallë në zemrat tona, për t’u nderuar gjithmonë nga ata që nderojnë votën e lirë dhe lirinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë