E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

35 vjeçari hidhet nga pallati në Tiranë ( Dyshimet)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mengjesin e kësaj të diele në Tiranë.

Një shtetas I ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.SH.  është vetëhedhur në orën 07:10 të mengjesit nga kati I 9 I pallatit ku banonte tek “Rruga e Kavajes”.

35 vjecari ka gjetur vdekjen e mënjehershme.

Reklamë

Policia dyshon se viktima e ka ndërmarrë këtë akt në kushte të rënda psikologjike.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës shtetasi A. Sh.,35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë