Subscribe

35 universitet shqiptare do te kalojnë ne siten e eksperteve britanike te akreditimit. Agjencia e pajtuar nga qeveria shqiptare, ketë te hene ka nisur zyrtarisht punën per vlerësimin e institucioneve te arsimit te larte publik dhe privat. Ne nje interviste për Vizion Plus ministria e arsimit Lindita Nikolla tregon se puna e specialisteve britanik do te nise nga 6 universitet kryesore dhe me te mëdhenj ne vend. Pa bere publik emrat e tyre, ministria Nikolla deklaron se ne muajin tetor, qe përkon dhe me vitin e ri akademik, do te dale raporti per gjendjen reale dhe cilësinë e universiteteve kryesore. Burime për vizion plus bëjnë te ditur procesi mendohet te nise me Universitetin e Tiranës, ate Politeknik, te Mjekësisë dhe Bujqësor, si dhe dy institucione private. Ministria Nikolla deklaron se qershor te 2017, do te përfundoje plotësisht procesi i vlerësimit te 35 institucioneve te arsimit te larte. Te gjitha universitetet do te renditen me pike sipas vlerës dhe cilësisë. Por a do te ketë mbyllje institucionesh? Kjo mbetet per t’u pare, pasi tashme i gjithë procesi i është besuar eksperteve te huaj te agjencisë britanike, te cilët me herët kane kryer vlerësimet dhe akreditimin e universiteteve te ndryshme ne Europe dhe ne Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.