E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“35 mijë euro për kokën e Albin Kurtit”/ Reagon Kryeministri: Janë organet e sigurisë që vlerësojnë kërcënimet

Një ditë pasi u shoqërua me masa shtesë të sigurisë për shkak të kërcënimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se autoritetet përkatëse kanë kryer veprimet e duhura.

Reklamë

 

ALBIN KURTI

Reklamë

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”

 

Në orët e vona e së mërkurës, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu,  njoftoi se kryeministri i Kosovës është kërcenuar edhe se është rritur niveli i sigurisë, por pa dhëne asnjë detajë.

Shefi i ekzekutivit u kthye në banesën e tij i shoqëruar nga forcat e njësisë speciale të sigurisë.

Policia ende nuk ka reaguar per ngjarjen ndërsa në mediat vendase raportohet se kërcënimi është bërë në rrjetet sociale ku është premtuar një shumë prej 35 mijë eurosh për “kokën” e Albin Kurtit.

Më shumë video

Reklamë