Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se në Gjykatën e Lartë janë rreth 35 mijë dosje të prapambetura.
Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane njofton se USAID dhe KLGJ kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me 29 prill për të ofruar ndihmën teknike. Në njoftim theksohet se një ekip i veçantë avokatësh të aftë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar Gjykatën e Lartë që të veprojë me më shumë efikasitet.
“Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.”
Mes të tjerash, Ambasada shprehet se është në pritje që numri i prapambetur i këyre çështjeve të zvogëlohet sa më shpejt të jetë e mundur.