Subscribe

Për këtë vit akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë plotësuar vetëm 65% e kuotave.

 

Zëvendës dekani Ilir Kapaj tregon se ka një grup degësh që mund të pezullohen në vitet e ardhshme për shkak të regjistrimeve të pakta, ndërkohë që shton se fakulteti i ekonomisë dhe agrobiznesit mbetet më i preferuari.

 

PROF. ASOC. DR ILIR KAPAJ

 

DEKAN I UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS

 

Në total ne kemi arritur të regjistrojmë rreth 65% të kuotave, 1170 studentë. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar kemi një trend të njëjta. 5 apo 6 vite më parë ka qenë një trend në ulje në fakt.

 

Edhe këtë vit fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit është top preferencat e studentëve. Programet e studimit biologji marine, agromekanizim, agrobiologji dhe bioteknoologji zooveterinare i kemi në nivele shumë të ulëta. Numri i studentëve të regjistruar është më pak se 10 studentë, ndoshta edhe për ti pezulluar për një periudhe të caktuar kohe.

 

Nisma e qeverisë për bursë mujore sa paga minimale dhe heqja e tarifës për programet prioritare nuk ka dhënë efekt, pasi trendi i regjistrimeve në këto degë është si ai i vitit të kaluar. Shkak kryesor sipas zëvendës dekanit Kapaj është mesatarja 8.5, që sipas tij duhet ulur.

 

PROF. ASOC. DR ILIR KAPAJ

 

DEKAN I UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS

 

E vërteta është që efekti nuk ka qenë ai i prituri në fakt në programet e studimit prioritare. Vetëm në 2 apo 3 programe mund të kemi pasur një rritje të vogël të studentëve të regjistruar krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa në programet e tjera trendi është pothuajse i njëjtë. Ndoshta ka nevojë që për vitin tjetër akademik kjo vkm ta ulë pak mesataren, mbi bazën e së cilës parashikohet mbështetja financiare e studentëve që regjistrohen në këto programe studimi.

 

Drejtuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë nisur bisedimet për një ristrukturim të degëve, në mënyrë që në vitet e ardhshme të ketë më pak se 35% kuota të lira e rrjedhimisht më shumë studentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *