Nëse do zgjidhnim çiftet e të famshmëve më simpatikë në botë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik do ishin një ndër çiftet më të bukur.

 

Lidhja e tyre ka patur shumë luhatje dhe atëherë kur u duk se u konsolidua, po qarkullojnë prapë lajme se ata janë ndarë. Gjatë festave të fundvitit të gjithë VIP-at mundohen të jenë pranë familjeve të tyre bashkë me partnerët në krahë.

 

Ato që ranë në sy ishin Gigi Hadid dhe Zayn Malik pasi nuk i kaluan bashkë Krishtlindjet. Zayn nuk e ndjek Gigin në ‘Instagram’ dhe nuk ka postuar asnjë foto me të.

 

Ndërsa Gigi, i ka festuar festat me një foto të vjetër të familjes të saj, por Zayn nuk dukej gjëkundi. Fotoja e fundit e postuar me Zayn ka qenë në datën 31 tetor si dhe nuk janë parë më bashkë në publik që në datën 5 tetor.
Ajo që e përforcon këtë aludim akoma dhe më shumë është një shkrim I Gigit rreth një muaj më parë në të cilin shprehej:

 

“Nuk të përkas ty. Nuk të detyrohem asnjë shpjegim mbi veten përvec atyre që dua unë të ti tregoj. Nuk të kërkoj forcë kur jam e dobët. Nuk të detyrohem përgjigje kur ti pyet”. 

 

Kaq ka mjaftuar që fansat të “alarmohen” në rrjetet sociale dhe dyshimet për ndarjen e tyre janë më të forta se kurrë, por neve s’do na pëlqente diçka e tillë. Kështu që më mirë të presim një reagim nga vetë protagonistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *