Italia regjistroi këtë të martë 34 viktima dhe 210 raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave të përditësuara nga autoritetet, numri më i lartë i viktimave është shënuar në Lombardi dhe Piemonte.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që janë infektuart virusin që nga fillimi i epidemisë është 237.500.

Ndërsa numri total i të vdekurve është 34.405. Situata në spitalet e Italisë duket e qëndrueshme, me pacientë që vazhdimisht shërohen dhe të tjerë që dalin nga terapia intensive.

Këtë të martë janë 30 pacientë më pak në kujdes intensive. Kurse gjatë orëve të fundit 1.516 persona të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. 3301 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 188 më pak se dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *