Kryedemokrati Lulzim Basha në 33 vjetorin e PD theksoi se askush nuk duhet të ketë më dilemën se e kujt është Partia Demokratike.

Ai tha se Partia Demokratike është e Shqipërisë, dhe të gjithë ata që janë me PD janë me Shqipërinë.

E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!

E di që në këtë pervjetor shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuan për Partinë, nuk janë këtu me ne.

E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.

E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,

Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit. Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!

Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha per te gjithe ne ketu. Por që në peshoren e kohës janë vetëm nje çast;

Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si demokrate. Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si njerez te lire, vetëm nje çast në historinë tone 33 vjecare si pro-perendimore.

Vetem nje çast ne historine tone qindra-vjecare si shqiptare patriote qe mbi Shqiperine nuk vendosim asgje dhe askënd!

Po, ne kemi bere zgjedhjen tone:  Ne kemi zgjedhur shqiperine! Ndaj sot, ne 33 vjetorin e saj, ne deklarojme me koken lart pra cdokujt që pyet: e kujt eshte partia demokratike?

Partia demokratike eshte e Shqiperise!!”, u shpreh Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *