Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive:...

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”,...

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite...

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri...

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

33 vjetori i PD, Berisha: Periudha më e keqe e demokratëve ka qenë në vitet ‘13-’21, u braktisën nga udhëheqja

11 Dhjetor 20:39

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i “Rithemelimit” janë mbledhur në Hotel Tirana për të festuar 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Berisha theksoi se prej 10 vjetësh demokratët po përballen me të njëjtin regjim si 33 vite më parë.

Ai tha se gjatë këtyre 10 viteve demokratët u braktisën nga drejtuesit, të cilët u kthyen në udhëheqës pazaresh.

“PD u themelua si parti e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.

Partitë e tjera u themeluan, por në deklaratat e tyre të para, kërkonin jashtë blloqeve, as Varshava dhe as NATO.

Kurse ne direkt NATO dhe ia arritëm të realizojmë këtë ëndërr të madh të shqiptarëve.

Ia arritëm të anëtarësoheshim në Këshillin e Europës. Ia arritëm të lëvizim lirshëm. Ia arritëm të rrisnim të ardhurat për frymë ndoshta si asnjë vend tjetër në kushtet e tregut.

Ia arritëm të dalim nga vendi të tretat më të ulëta në botë krahas Ugandës dhe Angolës në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Ia arritëm që Shqipëria të ishte një vend i jetueshëm, një vend në të cilin popullata rritej nga vit në vit, madje dhe të ktheheshin qindra mijëra familje shqiptare nga emigracioni.

Kjo është trashëgimia e çdo demokrati, e çdo demokrateje, ky është kontributi që dhanë për këtë vend, secili nga ju dhe qindra e mijëra të tjerë që nuk janë sot këtu.

Por, PD është parti idealesh dhe pikërisht se ajo është e tillë, mbetet parti e një vitaliteti të jashtëzakonshëm.

Kujtoni pak vitin 1997, se si u copëtuam. Por kujtoni vitet më pas se si u ngritëm jashtë çdo lloj parashikimi. U rikthyem dhe ndërmorëm reformat që përmenda.

Vitet më të rënda, më të vështira për ju demokratë kanë qenë vitet ‘13-‘21”, tha Berisha.

Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin dhe më thotë se nuk e kuptoj, këta që takoj unë, demokratët na thonë se ne e mbështesnim Lulzim Bashën për shkak të Doktorit. I them unë se kjo është absolutisht e vërtetë dhe të gjithë ata që thonë këtë, thonë të vërtetën.

Nuk dua të ndalem, por drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje e guximshme dhe idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme. Pazaresh amorale. Dhe ajo po e çonte këtë forcë të mrekullueshme politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte.

Ajo nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por nuk mbrojti interesin kombëtar”, tha Berisha.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
33 vjetori Berisha themeli i pd Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep porosi: Mos lejoni ‘zgjidhjet magjike’ të fitojnë terren

më shumë...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, mos merret më me politikë sepse nuk e përballon dot!

më shumë...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull, sot nuk shihen kilometrat. Sfida është cilësia

më shumë...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante ndaj mungesave! Ne nuk jemi të tillë, ndaj njerëzit kërkojnë më shumë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:38

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”,...

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

11:44

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra...

11:29

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin...

11:27

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas...

11:20

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin...

10:57

Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat...

10:45

Lumi më i madh i Francës kthehet...

10:29

Qendra e Mjekësisë Familjare sqaron qytetarët: Asnjë...

10:10

Atentati në Laç, policia identifikon autorin e...

9:39

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për...

9:26

E rëndë në Durrës, 40 vjeçari plagos...

9:21

Sezoni veror në Himarë, Rama publikon pamje...

8:26

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën...

8:10

Horoskopi: Sot yjet favorizojnë disa shenja, zbuloni...

8:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.