Partia Socialiste feston sot 33 vjetorin e themelimit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i kësaj force politike me një mesazh urimi ka përshëndetur 93-mijë anëtarët e partisë.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka uruar Kosovën, e cila sot feston 25-vjetorin e çlirimit.

Rama: Me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një ditë më parë, PS mbajti Asamblenë Kombëtare ku u vendos mbajtja e Kongresit më 20 korrik.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *