E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

33-vjeçari kapet me 5 klandestinë në makinë

Policia e Korçës vazhdon aksionet kundër trafikut të emigrantëve të paligjshëm. Këtë të hënë u prangos një 33-vjeçar, teksa udhëtonte me mjetin e tij.

 

Brenda në makinë, ai kishte futur pesë klandestinë, të cilëve u kishte kërkuar nga 300 euro për t’i kaluar drejt vendeve të BE. I riu akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Reklamë

Disa ditë më parë në Korçë u kapën 80 emigrantë, numri më i madh i refugjatëve të arrestuar ndonjëherë në juglindje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë