Subscribe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas kapjes së 33.5 kg kokaine në Portin e Durrësit.

 

Në një postim në Tëitter, teksa përgëzon policinë, Çuçi shprehet se kjo ishte një goditje e suksesshme dhe provë që tregon luftën e pakompromis përballë krimit.

 

Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *