E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

32-vjeçari goditet me sende të forta në Tiranë, njëri qëllon me armë zjarri

Një 32-vjeçar u godit me sende të forta mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Memo Meto” në Tiranë.

 

Reklamë

Shtetasi me inicialet B. S. u përfshi në një sherr fizik pas një konflikti të çastit dhe pasi u plagos, u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas policisë, gjatë ngjarjes, një nga të përfshirët në sherr ka qëlluar edhe me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë