Subscribe

Vrasje, trafik femrash, kultivim e shitje narkotikësh, mashtrim si dhe grabitje me armë zjarri. Këto janë veprat penale për të cilat akuzohen 32 personat më të kërkuar në qarkun e Elbasanit.

 

Një nga emrat që spikat në listën e publikuar është edhe ai i Suel Çelës, 30 vjecari i akuzuar për tentativë vrasje të policëve, në incidentin e ndodhur në 18 shtator 2017 në tregun agro-ushqimor të Elbasanit.

 

Që prej asaj kohe Cela është shpallur në kërkim, pasi gjykata vendosi për të, masën e sigurisë “Arrest me Burg” . 30 vjecari konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri rë lartë.

 

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se mjeti audi që goditi policisë drejtohen nga Suel Çela.

 

Në listë janë edhe persona të dënuar me burg të përjetshëm, por ka edhe nga ata që janë dënuar me 5 vite.

 

Bashkangjitur fotove policia ka publikuar të dhënat që mund të çojnë në identifikimin e tyre.

 

 

Ndërsa për personat që nuk kanë foto, ata janë të dënuar të shumë viteve më përpara, për të cilët policia nuk disponon foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *