E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

31 vjet nga “arratisja” e bujshme e Kadaresë, si një shuplakë kundër sistemit komunist

Kanë kaluar 31 vite që nga arratisja e bujshme nga Shqipëria e shkrimtarit Ismail Kadare. Pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, ishte pikërisht ikja e Kadaresë, me 24 tetor të po atij viti, që do trondiste themelet e regjimit komunist.

 

Nëpërmjet valëve të “Zërit të Amerikës”, u dha njoftimi se shkrimtari i njohur kishte kërkuar azil politik në Francë, duke refuzuar qëndrimin në Shqipëri dhe duke ngarkuar me përgjegjësi udhëheqësit shtetërorë të asaj kohe.

 

Reklamë

Kadareja kërkoi strehim politik, por ky term që ishte deri diku i panjohur për shqiptarët, ndaj njehsohej lehtësisht me fjalën “arratisje”. Në sytë e njerëzve të zakonshëm, Ismaili shihej si një njeri i privilegjuar, ndaj dhe zhurma e largimit ishte e madhe.

 

Vetë Kadare nuk e ka cilësuar këtë si një arratisje, por si një largim.

 

“Mundohesha ta shmangia këtë fjalë, pasi e dija konotacionin si dhe pasojat e saj”, sqaronte me vonë shkrintari në një prej intervistave të tij.

 

Ikja e Kadaresë u bë nga aeroporti i Rinasit, ndërkohë qe ky akt u konsiderua si shuplaka më e fortë që po i jepej drejtuesve politikë që drejtonin Shqipërinë, veçanërisht ish-presiedentit Ramiz Alia.

Më shumë video

Reklamë