Subscribe

Një plep është bërë shkak i një krimi të rëndë në fshatin Luz të Kavajës. 31-vjeçari Ismet Xhani eshte qëlluar per vdekje nga bashkëfshatari i tij paraditen e kësaj te hene. Pasi i riu ka prere plepin, ai ka rene në token e autorit 56-vjeçar, Xhevdet Saraçi, duke dëmtuar nje pjese te vogël te sipërfaqes se mbjelle me jonxhe. Kaq ka mjaftuar që palët të konfliktohen dhe Saraçi te qëlloje me pushkë ne drejtim te Ismet Xhanit ,duke e lene te vdekur ne vend. Dyshimtaret dhe fqinjët shprehen te shokuar nga kjo ngjarje e rende. Autori është arrestuar pak momente, pasi ka kryer vrasjen e bashkëfshatarit te tij, teksa po tentonte të largohej. Ne duart e uniformave blu te Kavajës, ka rene edhe arma e krimit. Policia ka marre ne pyetje vrasësin, por edhe banore te tjere. Nga hetimet paraprake, rezulton se dy personat nuk ka pasur konflikte te mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *