Sot shënohen plot 31 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve.

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka kujtuar 8 gushtin e vitit 1991, ndërsa shprehet se edhe sot, 40% e emigrantëve që kalojnë La Manshin duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ndëshkimi i kapjes së shtetit është mënyra e vetme për të ndaluar shpopullimin e vendit.

 

Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

 

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

 

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

 

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

 

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *