Subscribe

Banorët e fshatit Barc në bashkinë e Korçës kanë zhvilluar një protestë për investimet që fshati nuk i ka ndjerë gjatë 30 viteve. Tri kane qene arsyet e protestes se banoreve te fshatit,mungesa e ujit te pijshem,rruget tejet te amortizuara te fshatit si dhe mungesa e ndricimit te rrugeve te fshatit.

Ata thone se para 1 muaji kanë dorëzuar në bashkinë e Korçës një peticion me firmat e banoreve për plotësimin e kërkesave të tyre.

Si pasoje e mos-reagimit te bashkisë Korcë, banorët thonë se janë detyruar të ngrihen në protestë duke paralajmëruar edhe ne përshkallëzim të tyre nëse nuk do te marrin zgjidhje për problemet e fshatit.

Fshati Barc me rreth 2000 banorë ndodhet vetëm 3 km larg qytetit te Korcës por edhe pse pranë kësaj bashkie ka mbetur nje zonë e pazhvilluar.

Protesta u organizua pranë qëndrës shëndetësore të fshatit nga një përfaqësi e banorëve për të respektuar masat e COVID-19 dhe distancimin social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *