E shtunë, 17 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 11 orë më parë
Vendi

30-vjeçarja në Këlcyrë merret me forca në makinë dhe dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj

Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në prokurori, ku nisi një procedim penal për 4 persona.

Sipas bluve, tre prej të akuzuarve, kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë dhunuar një vajzë 30-vjeçe.

Reklamë

E reja, rezulton të jetë motra dhe mbesa e njërit prej autorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë