E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

30-vjeçari dënohet me vdekje për vrasjen e 9 personave

Takahiro Shiraishi, i quajtur ndryshe edhe si “Vrasësi i Twitter” është dënuar me vdekje.

Ai u arrestua në vitin 2017, pasi u akuzua se vrau nëntë persona, të cilët i kontaktoi ata përmes rrjetit social “Twitter”.

30-vjeçari pranoi vrasjen dhe copëtimin e viktimave të tij. Tetë prej tyre ishin vajza të reja, ndërsa një ishte burrë, të cilët i joshte dhe më pas i takonte në shtëpinë e tij.

Më shumë se 400 njerëz u paraqitën për të parë vendimin të martën, pavarësisht se gjykata kishte vetëm 16 vende në dispozicion për publikun.

Reklamë

Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, një nga vendet e pakta të zhvilluara që ende ruan dënimin me vdekje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë