Një i ri i dënuar për plagosje të rëndë me dashje, i cili vuante dënimin në burgun e Drenovës, u arratis mëngjesin e sotëm nga banesa e tij. 30- vjeçari Begator Mustafa, duhej të kthehej për të vuajtur dënimin në burg, pas përfundimit të lejes 3 ditore te dhëne nga institucioni i vuajtjes se dënimit. I riu prej 8 vitesh vuante dënimin për grabitjen e një taksisti, ndërsa vitin e ardhshëm përfundonte kryerjen e dënimit. Sipas të dhënave 30-vjeçari kishte kërkuar leje edhe tri herë të tjera dhe është rikthyer ne kohe, por këtë herë ai ka shkelur afatet. Burime zyrtare të burgut te Drenovës kanë bërë me dije se Mustafa duhet të ishte rikthyer mesditën e së premtes në orën 12.00, por edhe pas kërkimeve të policisë ai nuk gjendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *