Një prej personave të arrestuar në Kosovë në lidhje me operacionin e përbashkët për trafikimin e armëve është nga Tirana, banues në Kombinat.
Policia gjatë kontrollit në banesën e Valter Osmanit gjeti një pjesë të armëve të sekuestruara, të cilat dyshohet se në ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokainë.
Lexo edhe :
Related Posts
Hetuesit dyshojnë se kjo banesë përdorej si bazë për fshehjen e armëve.
Osmani shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë me bashkëpunëtorë të tjerë me makina dhe autobus.
Ai pritet që në vijim të ekstradohet në Shqipëri pasi të gjitha provat kundër tij janë gjetur këtu.

Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej nga 25 deri në 30 gram për pistoleta dhe sasi më të madhe për armët më të sofistikuara.
Këta të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë, por autoritet atje akoma nuk kanë gjetur vendin apo bazën ku kryhej procesi.

Hyrja në Kosovë dyshohet se bëhej kontrabandë në kufi nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në armë zjarri./vizionplus.tv






