Subscribe

30 shtetas shqiptare vijojne te mbeten te bllokuar në pikën kufitare të kapshticës prej ditës së premte.

 

Emigrantët po përballen, me kushte të vështira dhe temperaturat e ulta.

 

 

Siç shihet shumë prej tyre kanë ndezur zjarre për të përballuar të ftohtin. Burime nga autoritetet doganore bejne me dije se nje pjese e shqiptareve të bllokuar në tokën neutrale janë rikthyer në greqi pasi kanë qenë të pajisur me dekumente, ndërsa te tjereve u ka perfunduar afati i qëndrimit.  Ndërkohë gjatë mbrëmjes të së dielës policia kufitare ka lejuar hyrjne e 17 personave, mes te cileve tre gra e 2 moshuar qe kane paraqitur probleme shendetesore. Ata ishi te pajisur me autorizime nga konsullata shqiptare ne selanik dhe ambasada ne athine.

 

Emigrante me probleme shëndetësore e kaluan natën në spitalin e bilishtit ndërsa paraditen e te henes janë nisur për në banesat e tyre ku do të vetëkarantinohen për 14 ditë.

 

Ndërkohë në Kakvijë të gjithë emigrantët e mbetur në tokë neutrale janë lejuar të kalojnë drejt territorit shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *