Subscribe

30% e të rinjve nga mosha 18 deri në 30 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë. Iria Preza, eksperte e programit të vaksinimit, pohon se interesi i tyre është rritur gjatë muajit shtator.

“Gjatë muajit të Shtatorit kemi pasur një rritje të vaksinimit të popullatës mbi 18 vjeç. Janë marrë me dozë të parë rreth 30% e tyre, kemi gjithsej 44% të popullatës të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërkohë që të plotësuar me të dyja dozat, me skemën e plotë kemi rreth 37%”.

Edhe mësuesit dhe personeli shëndetësor kanë arritur në shifra të larta imunizimi.

“Tek arsimtarët kemi një plotësim të skemës me dy doza, kemi një rritje të numrit të dozave të dyta që mundëson vaksinimin e plotë. Gjithashtu personeli shëndetësor ka vazhduar me plotësimin e dozave dhe vaksinimin sipas skemës përkatëse”.

Ndërkohë, Preza apelon që edhe nënat e reja apo gratë shtatzëna të vaksinohen.

“Një kategori tjetër shumë e rëndësishme që duhet të vaksinohen janë gratë shtatzëna dhe nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji, të cilat duhet të vaksinohen ndaj Covid.

Deri më tani janë vaksinuar plotësisht 816 mijë qytetarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *