Gjykata e Apelit la ne fuqi masën e arrestit me 30 ditë burg per Robert Kullen, nje prej të akuzuarve në vjedhjen e bankës në zonën e ish-Bllokut. Kulla sëbashku me Alan Babameton e Roland Litin, akuzohen se janë autorë të grabitjes së bankës. Për apelimin e Robert Kullës, Gjykata çmoi si të drejtë vendimin e shkallës së parë, deri në verifikimin e të ardhurave nga aktiviteti i tij privat. Policia arriti të identifikojë njërin prej grabitësve, pasi u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një nga shishet e ujit, që ishte lënë në vendngjarje. Roland Liti mohoi akuzat, ndërsa tha se ishte nisur drejt Malit të Zi, për arsye personale dhe jo për t’iu larguar policisë. Gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia gjeti 16 mijë dollarë amerikanë, 10 mijë euro si dhe prova të tjera të krimit, si sende që shërbejnë për hapje dyersh, brava dhe çelësa të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *