E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

30 alpinistë shqiptarë e kosovarë ngjisin majën e Tomorit

Ilustrim · Vizion Plus

30 alpinistë nga Shqipëria e Kosova kanë kanë vizituar bukurinë e Malit të Tomorit.

Alpinistë profesionistë, por disa prej tyre edhe amatorë, janë ngjitur në këmbë në majën më të lartë të malit të Tomorrit, në 2.416 metër lartësi.

Fillimisht alpinistët kanë vizituar kanionet e Skraparit dhe më pas kanë filluar ngjitjen deri në “Tyrben e Abaz Aliut”. Ngjitja është bërë të martën dhe 30 alpinistëve nga Shqipëria e Kosova ju është dashur rreth 6 orë të arrijnë majën më të lartë të Tomorrit.

Nga pelegrinët që ngjisin malin për lutje e bekime, të shumtë janë edhe alpinistët që nuk ndalen së sfiduari veten, duke u ngjitur në këtë mal.

Në malin e Tomorrit gjatë muajve të verës organizohen dhe paketa interesante turistike për të bërë hiking, kamping.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh