Kronikë
3 vjeçari përplaset për vdekje, pranga shoferit në Berat

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet tip Benz.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, ku bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.H, 48 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Shoferi i makinës pasi goditi fëmijen e vogël u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë pak më vonë ai u arrestua nga forcat e rendit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




