Besimi është një element i rëndësishëm që jo të gjithë njerëzit e kanë te vetja! Disa e kultivojnë me kalimin e viteve, e të tjerë përpiqen të përshtaten, sidomos në situata të caktuara siç është një intervistë pune, takimi me një person që nuk e keni parë prej kohësh etj.

Bëjini këto tre gjëra që të dukeni të sigurt pavarësisht nga situata:

-Mos përdorni fjalë plotësuese

Nëse jeni mësuar të thoni “Hëm”, “Nuk e di”, “Ti e di si”…? Epo, mos e bëni këtë sepse fjalët plotësuese i shtojnë pak ose aspak vlerë asaj që po thoni. Është më e lehtë për të tjerët që t’ju marrin si të mirëqenë kur nuk keni asgjë thelbësore për të thënë se sa kur përdorni terma mbushës. Më mirë heshtni ose flisni kur keni diçka të rëndësishme për të thënë, gjë që i bën njerëzit t’ju respektojnë më shumë.

-Ndaloni së kërkuari falje

Ju nuk keni nevojë të kërkoni falje nëse nuk jeni realisht gabim për diçka. Fillimi i bisedës duke thënë “Më fal” ose duke e përdorur atë në çdo fjali nuk ju bën të dukeni të sigurt.

-Mos e nënvlerësoni veten

Si prisni që të tjerët t’ju trajtojnë me respekt nëse nuk mund të vlerësoni veten? Të ulësh veten në çdo fjali nuk krijon një imazh të fortë për ju, përkundrazi. Ndaj, shfaqni shumë siguri kur flisni, si nga aspekti i tonit, por edhe i fjalëve që zgjidhni për t’u shprehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *