E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

MSH: 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me koronavirus këtë të enjte

Rëndohet bilanci i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëv te fundit.

Tre persona kanë ndërruar jetë, ndëra 82 persona të tjera kanë dalë pozitivë me virus. Në Infektiv kanë humbur jetën një një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, të cilët ishin me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Në spital po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

“Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.”

Reklamë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se këtë të enjte janë shëruar 43 pacientë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   387

Durrës 203

Shkodër               152

Vlorë     110

Fier                        51

Lezhë    45

Korçë    28

Kukës    19

Elbasan                 16

Berat      8

Dibër     8

Gjirokastër 7

Më shumë video

Reklamë