3 të plagosur në një aksident në aksin Korçë – Pogradec

Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në kryqëzimin e fshatit Leshnicë.
Burimet pranë shërbimit të policisë rrugore bëjnë me dije se dy mjetet janë përplasur në kryqëzimin e këtij fshati, pa treguar dinamikën e aksidentit.
Megjithatë, mësohet se njëri nga mjetet me targa të huaja, po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërsa mjeti tjetër po kalonte nga rruga dytësore e fshatit Leshnice në aksin nacional, kalim ky që edhe për policinë rrugore ka sjellë përplasjen e mjeteve, si dhe plagosjen e tre personave mes të cilëve një çift bashkëshortësh.
Policia ka bërë të ditur se të plagosurit janë pa probleme për jetën, ndërkohë që ekspertët e qarkullimit janë në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti.
Banorët tregojnë se kryqëzimi i fshatin Leshnice eshte shume i rrezikshem, pasi mungon sinjalistika rrugore ashtu sic mungojne nenkalimet per automjetet dhe mbikalimet per kembesoret.




